Ndërtesa më e lartë në Gjermani shembet nga shqiptarët(Video)

Posted by

36Kompania gjermane “AWR-Abbruch” e vëllezërve Viqa nga rrethi i Ferizajt ka bërë në orët e paradites të së dielës shkatërrimin e kontrolluar të njërës prej ndërtesave më të larta në Evropë.
Është fjala për ndërtesën 120 metra të lartë të selisë së Universitetit të Frankfurtit e njohur me emrin “Afe-Turm”, e cila ishte ndërtuar në vitin 1972.
Ky rrënim është konsideruar si më i madhi dhe më spektakolari, që është bërë deri më tani ndonjëherë në Evropë. Operacioni bëhej aq më i ndërlikuar për faktin se fare pranë ndërtesës, gjenden ndërtesa të tjera banimi, stacione hekurudhore etj.
Për këtë arsye është dashur të evakuohet i gjithë perimetri prej 250 metrash nga vendi i shpërthimit. Pastaj gjithçka ka shkuar sipas mënyrës së paraparë. Pas 9 sekondash, ndërtesa gjigante nuk ekzistonte më. Rreth 30 mijë kureshtarë e kanë ndjekur nga afër këtë spektakël të rrallë.

Postimet me teme te ngjajshme

Share this article

comments

INFOSHQIP - Informacionet shqip located at Sheshi Skenderbej Pallati Kultures , Tirane, AL . Reviewed by 736 customers rated: 3 / 5
Email
Print
'); MainContentW = 350; LeftBannerW = 130; RightBannerW = 130; LeftAdjust = 10; RightAdjust = 10; TopAdjust = 350; ShowAdDiv(); window.onresize = ShowAdDiv; }
Friend: Tai game hay, crack, serial - crack, hack
php hit counter