FAK-u me 5 mijë ushtarë dhe me 3 mijë rezervistë

Posted by

19Për herë të parë Ministri I FSK-së Agim Çeku flet për transformimin e FSK-së në Forcën e Armatosur të Kosovës në Puls të KTV-së si dhe për menaxhimin e këtij institucioni gjatë këtyre viteve. Përballë ministrit ishin edhe Ahmet Isufi nga AAK dhe Rexhep Selimi nga VV.
Në pyetjen e udhëheqësit të emisioni Puls Mefail Bajçinovci se çfarë kompetenca do të ketë e Forca e Armatosur e Kosovës, ministri Agim Çeku u përgjigj: FAK-u do të jetë me mision mbrojtës të vendit, sovranitetit dhe integritetit territorial, interesin dhe pasurinë e qytetarëve dhe interesat e Kosovës, por edhe jetës dhe pasurisë së qytetarit të Kosovës. Kosova do t’i ketë Forcat e Armatosura shumë shpejt.
Rexhep Selimi nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, i kundërpërgjigjet ministrit Çeku, duke thënë se kjo qeveri nuk mund ta krijojë ushtrinë duke marrë parasysh se po këta aktorë janë të njëjtit që e kanë bërë transformimin e UÇK-së në TMK, kur dhe është të shuar vazhdimësia e UÇK-së. Unë jam skeptik se këta mund të bëjnë ushtrinë e vet. S’kanë guximin që të marrin vendim, se këta as fjalën ushtri s’kanë guxuar ta përdorin.
Agim Çeku i kundërpërgjigjet Rexhep Selimit, duke u shprehur që Kosova do të ketë strukturë apo forcë me standarde dhe në Parlament, e cila si definicion kushtetues do të quhet Forcat e Armatosura të Kosovës.
Agim Çeku në vazhdim tregoi se NATO ka qenë në dijeni për vendimin për themelimin e FAK-ut dhe se qëndrimi zyrtar i NATO-s është se kjo është çështje e brendshme e autoriteteve në Kosovë. FAK do t’i ketë 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.
Rexhep Selimi duke folur për menaxhimin e FSK-së tha se vetëm në 3-mujorin e fundit të vitit 2013 janë shpenzuar 69% të investimeve kapitale. Flasim për furnizimin me uniforma, kemi marrë pjesë në dizajnimin, gabim i cili ka qenë procedura e negociuar e tenderimit. Tenderi njëburimor, pra, në këso raste procedura bëhet vetëm për gjëra sekrete, e uniforma nuk është sekrete. Shumë kontrata janë lidhur me Kroacinë, ndoshta edhe ministri ka ndikuar, sepse është shtetas kroat e po ashtu edhe komandanti I FSK-së Kadri Kastrati është shtetas kroat dhe lidhja e kontratave me tender njëburimor lë të kuptohet se diçka nuk është në rregull. Kam informata se janë munduar të negociohet edhe për ndërrimin e revoleve nga Glock në HS, model kroat.
Pasi ministri Çeku i ia kujtoi Rexhepit të ketë i qenë i përfshirë në këtë proces,i tha se “ke huq shenjën, Rexhë, nuk ka dyshime për korrupsion ose diçka tjetër, ka qenë gjithçka transparente”.
Rexhep Selimi rikujton keqmenaxhimin rreth automjeteve – Mercedes benz G Klas, Mercedes Sprinter , Landrover discover për komandantët dhe gjeneralët keni Land Rover Defender, Hunday, Citroen,e Çeku tha t’i kishte gjetur kështu.
Në pyetjen e udhëheqësit të emisionit se a ka rrezik që minoritetet mund ta lëshojnë FSK-në në momentin si të merret vendimi që FSK të shndërrohet në ushtri, Çeku nuk mendon se do të ndodhë kështu.
Duke u përgjigjur në pyetjen e Rexhep Selimit se a do të FAK-u kazermë në veri, Çeku tha po porse për këtë më parë do të bisedohet me KFOR-in.
Në emisionin u kontestua numri prej 66 mijë e 300 veteranëve të luftës në Kosovë.

Postimet me teme te ngjajshme

Share this article

comments

INFOSHQIP - Informacionet shqip located at Sheshi Skenderbej Pallati Kultures , Tirane, AL . Reviewed by 736 customers rated: 3 / 5
Email
Print
'); MainContentW = 350; LeftBannerW = 130; RightBannerW = 130; LeftAdjust = 10; RightAdjust = 10; TopAdjust = 350; ShowAdDiv(); window.onresize = ShowAdDiv; }
Friend: Tai game hay, crack, serial - crack, hack
php hit counter