Prilli, muaji i fundit për targat ilegale në veri

Posted by

26Muaji prill i këtij viti është afti i fundit që nga veriu i Mitrovicës të largohen përfundimisht targat ilegale serbe me akronimet e qyteteve të Kosovës. Edhe pse ka pasur deklarime për ndalimin e këtyre targave nga Qeveria e Kosovës, ende një pjesë e madhe e veturave në veri përdorin targa ilegale, e disa në veturat e tyre nuk mbajnë targa fare.
Zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, tha për RTK-në se targat ilegale së shpejti do të dalin nga përdorimi. Ajo shtoi se Qeveria e Kosovës fillimisht ka qenë e fokusuar tek shuarja e plotë e strukturave paralele të sigurisë dhe gradualisht në integrimin e plotë të kësaj pjese të Kosovës.

“Targat ilegale duhet të dalin nga përdorimi. Interesimi i serbëve për tu pajisur me targat RKS dhe KS është mjaft i madh. Qeveria e Kosovës është aktive në këtë drejtim dhe sa me shpejtë që te jetë e mundur do ti largojmë këto targa ilegale nga pjesa veriore e Kosovës”.

Pavarësisht pranisë së targave ilegale që mbajnë serbët e veriut të Mitrovicës, një pjesë e madhe e tyre ka filluar të aplikojë në qendrën e regjistrimit të automjeteve në veriun e Mitrovicës për targa RKS dhe KS, konfirmojnë zyrtarë të kësaj qendre.

Ardita Ademi, koordinatore në qendrën e regjistrimit të automjeteve në Mitrovicën e Veriut thotë se ka interesim të madh të serbeve që kanë filluar të pajisen me targa RKS dhe KS numri i qytetarëve.

Por nuk janë problem vetëm targat ilegale në veri të Mitrovicës, pasi duke filluar nga simbolet dhe mbishkrimet në institucione, atje mbajnë mbishkrime ilegale me emrin e Serbisë. Për këtë gjë, zv/kryeministrja Tahiri thotë se do të largohen pasi katër komunat veriore do ta përfundojnë statutin e tyre.

“Pas përfundimit të statutit të komunave veriore me 12 mars, duhet të largohen nga institucionet të gjitha mbishkrimet me emrin Serbia që janë ilegale ne vendin tonë”. Kjo është periudha kur duhet të fillojë largimi”, tha zv.kryeministrja, Edita Tahiri.

Mbetet të shihet se a do të jetë muaji prill 2014 muaji i fundit kur përfundimisht do të largohen targat ilegale serbe që mbajnë mbishkrimet e qyteteve të Kosovës. /RTK/

Postimet me teme te ngjajshme

Share this article

comments

INFOSHQIP - Informacionet shqip located at Sheshi Skenderbej Pallati Kultures , Tirane, AL . Reviewed by 736 customers rated: 3 / 5
Email
Print
'); MainContentW = 350; LeftBannerW = 130; RightBannerW = 130; LeftAdjust = 10; RightAdjust = 10; TopAdjust = 350; ShowAdDiv(); window.onresize = ShowAdDiv; }
Friend: Tai game hay, crack, serial - crack, hack
php hit counter