Treni ekologjik, por me dizel

Posted by

21Treni që u tha të jetë ekologjik e i cili do të aktivizohet në parkun e Gërmisë, mbrëmë ka arritur në Prishtinë. Zyrtarë nga kompania “Eko Invest”, e cila e ka fituar tenderin “Furnizimi me tren turistik për parkun Gërmia”, me vlerë të kontratës diku 100 mijë euro, thonë se i ka arritur dhe lokomotiva me dy vagonë, i blerë në Gjermani, të hënën do t’i dorëzohet Komunës së Prishtinës. Korab Shehu, nga kjo kompani, tha se treni gjithsej do të ketë 40 ulëse. “Ai do të mund të përdoret për të dy sezonet, gjegjësisht për dimër do të mbulohet dhe do të ketë dyer e dritare, përderisa për verë do të jetë i hapur”, tha Shehu. Ndonëse më herët u pat thënë se treni do të punojë me bateri për të ruajtur ambientin, por doli ndryshe. “Jo me bateri, por me naftë, ndërkaq do të ketë filtra të cilët do të mundësojnë që ajri të mos ndotet”, thotë ai. Bashkim Sadiku, anëtar i Komisionit Komunal për Mbikëqyrjen e Projektit të trenit, konfirmoi se treni ka arritur, por thotë se nuk e di sa do të jetë bileta, pasi këtë e rregullon Kuvendi Komunal. “Punët janë kah fundi, por nuk mund të themi kur do të lëshohet në funksion”, tha ai. Ai do të niset nga ndalesa (rampa) e Parkut të Gërmisë, dhe do të shkojë deri në rrugën mbi restorantet. “Me sjelljen e tij, besoj se do të rritet numri i atyre që dëshirojnë të vizitojnë bukuritë e Parkut të Gërmisë”, mendon ai, por ndryshe shprehet Hysen Cernaveri, drejtor në restorantin “Villa Germia”, i cili thotë se projekti nuk është me vend. “Të vijmë me veturë deri të ndalesa e parkut, ndërkaq aty të na imponojnë që të hipim në tren, nuk na duket bash vendim i mirë. Nuk e besoj se do të jetë mirë as për nënat që bartin fëmijët me karroca”, thotë ai. Sipas Cerrnaverit, sikur këtë tren ta vendosnin nga fillimi i Parkut të Taukbahçes e deri në fund, që është një distancë më e largët, të shkonte mu në mes të Parkut, do të ishte atraksion, në të kundërtën, se beson se ky projekt do të ecën mirë. Disa nga qytetarët e mirëpresin këtë projekt, përderisa të tjerë thonë se edhe pa të bën. “Të ndalojnë hyrjen e veturave në Parkun e Gërmisë dhe të na imponojnë trenin nuk më duket ide e mirë. Këtë projekt duhet rishikuar”, thotë qytetari Tahir Krasniqi. E Albulena Hoxha, mendon se treni do t’u sjellë kënaqësi sidomos fëmijëve. “Udhëtimi me tren besoj se do të jetë interesant pasi që nuk kemi pasur deri më tash ..”, tha ajo. Ndryshe, Projekti për rregullimin e Parkut të Gërmisë, ku hyn edhe treni ekologjik, është bashkëfinancim i Komisionit Evropian me shumën prej 360 mijë euro, ndërsa Komuna ka marrë pjesë me 150 mijë. Zyrtarë nga kompania “Eko Invest”, e cila e ka fituar tenderin “Furnizimi me tren turistik për parkun Gërmia”, me vlerë të kontratës diku 100 mijë euro, thonë se i ka arritur dhe lokomotiva me dy vagonë, i blerë në Gjermani, dhe se të hënën do t’i dorëzohet Komunës së Prishtinës./zeri/

Postimet me teme te ngjajshme

Share this article

comments

INFOSHQIP - Informacionet shqip located at Sheshi Skenderbej Pallati Kultures , Tirane, AL . Reviewed by 736 customers rated: 3 / 5
Email
Print
'); MainContentW = 350; LeftBannerW = 130; RightBannerW = 130; LeftAdjust = 10; RightAdjust = 10; TopAdjust = 350; ShowAdDiv(); window.onresize = ShowAdDiv; }
Friend: Tai game hay, crack, serial - crack, hack
php hit counter