Urimi më i veçantë nga Sali Berisha

Posted by

12Artistja e dashur e muzikës shqiptare, të cilën vitet e fundit po e shohim gjithnjë e më rrallë të angazhuar me skenën, ka festuar ditëlindjen e saj të 22-të. Greta Koçi, aktualisht nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka zgjedhur që edhe këtë ditë të shënuar në jetën e saj, ta ndajë me njerëzit me të cilët punon, të rinjtë demokratë në të gjithë vendin…
Kështu, festa e organizuar në një prej ambienteve më popullore në Tiranë, ka mbledhur bashkë djemtë dhe vajzat e FRPD-së nga e gjithë Shqipëria. Nuk kanë munguar në këtë ditë të veçantë për Gretën as dhuratat e urimet e shumta, mes të cilëve, nga sa mësuam, më speciali ka qenë urimi i ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Greta e ka shprehur gjithmonë adhurimin për ish-liderin demokrat dhe jemi të bindur që ky mesazh ka qenë shumë domethënës për të. Urimeve të mbërritura në adresë të saj i bashkohemi edhe ne, duke i uruar një të ardhme sa më të ndritur në politikë, por me një kusht, mos e harro muzikën!

Postimet me teme te ngjajshme

comments