Del lista e kandidatëve të LSI, Meta garon në Tiranë

Posted by

1Lëvizja Socialiste për Integrim publikoi listën e kandidatëve të saj për deputet. Ylli Manjani tha se kjo është lista që do e çojë Shqipërinë më pranë Europës.
Në Tiranë udhëheq listën kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Edhe në 2009, Meta mundi të dilte me një mandat në këtë qark. Nënkryetarja e LSI-së, Klajda Gjosha, është e dyta në këtë qark dhe Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, është i treti. Gjithashtu në kryeqytet kandidojnë edhe Ylli Manjani dhe Ardit Çela.
Në Durrës, i pari në listë është Lefter Koka dhe pas tij, duke pretenduar një mandat deputeti, renditet Edmond Panariti.
Në Berat kryeson listën Nasip Naço, ish-ministër i Ekonomisë dhe ish-nënkryetar i Kuvendit. Gledion Rahovica do të luftojë me kandidatët për një mandat të dytë në këtë qark, ku duket se betejën më të ashpër do ta ketë më PS-në.
Në Dibër, Përparim Spahiu drejton listën e qarkut. Ai u prezantua pak javë më parë nga kreu i LSI-së.
Në Kukës, Apostol Goçi udhëheq listën e qarkut verior.
Në Lezhë, Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, udhëheq listën e kandidatëve, ndërsa Petrit Gjoni pason i dyti në këtë qark me 8 deputetë.
Në Elbasan kryeson listën e LSI-së Edmond Haxhinasto, pas tij renditet Bujar Kllogjeri.
Në Fier, zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Pas tij, Robert Bitri, zyrtari që drejton LSI lokale.
Në Korçë kandidon në krye të listës Piro Kapurani dhe e dyta Mimoza Gusho.
Në Gjirokastër, i pari i listës së qarkut do të jetë Vangjel Tavo, ish-ministër i Shëndetësisë e pas tij Reshat Ziko, që kandidoi në zgjedhjet e fundit lokale për LZHK-në.

Postimet me teme te ngjajshme

Share this article

comments

INFOSHQIP - Informacionet shqip located at Sheshi Skenderbej Pallati Kultures , Tirane, AL . Reviewed by 736 customers rated: 3 / 5
Email
Print
'); MainContentW = 350; LeftBannerW = 130; RightBannerW = 130; LeftAdjust = 10; RightAdjust = 10; TopAdjust = 350; ShowAdDiv(); window.onresize = ShowAdDiv; }
Friend: Tai game hay, crack, serial - crack, hack
php hit counter