TIRANË-Ekipi vëzhgues afatgjatë ndërkombëtar i ODIHR-t nisi sot zyrtarisht misionin në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ekipi kryesohet nga ekspertja amerikane Conny McCormak që prezantoi sot në Tiranë, punën e misionit per monitorimin e zgjedhjeve ne vendin tone.
Ne nje konference per mediat, ajo ka sqaruar se synim i punes eshte vezhgimi bazuar mbi parimet e paanesise, duke theksuar faktin se ata nuk jane arbiter te zgjedhjeve.
“Ne do të bëjme vlerësim të kuadrit ligjor të amenduar, administrimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve dhe zbatimin e teknologjive të reja zgjedhore, mbulimin e medias dhe fushatën elektorale. Do qëndrojmë deri në mesin e korrikut për të ndjekur situatën paszgjedhore në vend dhe 5 javë pas përfundimit të zgjedhjeve do të publikohet raporti përfundimtar dhe në të do përfshihen rekomandimet. Është me shumë rëndësi që roli i ekipit të misoni ODIHR ka vetëm me vëzhgimin dhe rolin faktik dhe jo të ndërhyjë në rolin procesin zgjedhor. Ne nuk përcaktojmë zgjedhjet nëse janë legjitime apo jo, ne japim rekomandime”- tha ajo.
Balkanweb
Postimet me teme te ngjajshme


