Sot mblidhet Parlamenti, në rendin e ditës 3 ligjet

Posted by

5Parlamenti do mblidhet sot në orën 10:00 të paradites për të votuar ligjet e integrimit dhe amnistinë fiskale. Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar rendi i ditës ndërsa njoftohet se mbledhja është bërë me kërkesë të kryeministrit Berisha.
Rendi i ditës përmban dy ligjet : “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” dhe ligjin për “Për nëpunësin civil” , si edhe reformën parlamentare, të tre ligjet e ashtë quajtura të integrimit.
Por pika e katërt e rendit të ditës është edhe projektligji “Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor”propozuar nga Këshilli i Ministrave.
Por Partia Socialiste edhe pse ka dhënë konsensusin për tre ligjet e integrimit, deklaroi se amnistia nuk kërkohet nga Bashkimi Europian, por është një ligj elektoral i Partisë Demokratike. Po ashtu opozita ka kërkuar që 3 ligjet të hyjnë në fuqi në shtator, me nisjen e sezonit të ri parlamentar.

Postimet me teme te ngjajshme

comments

'); var MainContentW = 450; var LeftBannerW = 130; var RightBannerW = 130; var LeftAdjust = 10; var RightAdjust = 10; var TopAdjust = 250; ShowAdDiv(); window.onresize=ShowAdDiv; }