Zbulohet “pronari” i celularit me C4, telefoni i taksistit në tritolin e Prefektit(video)

Posted by

15Arrestimi i një të shumëkërkuari nga komisariati 4 mund të sjellë edhe detaje të reja rreth atentatit të mbetur në tentativë ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Telefoni me të cilin ishte modifikuar bomba me C4 i është vjedhur një taksisti, viktimë e të arrestuarit Redon Asllani.
Në fakt 25-vjeçari i prangosur nga blutë e komisariatit 4 nuk ka lidhje direkte me ngjarjen, por telefoni i grabitur me armë prej tij taksistit është blerë në treg të zi nga Julian Sinanaj, i cili e ka përdorur si bombë me komandim telefonik.
Detajet kanë dalë nga ballafaqimi i dëshmisë së Sinanajt dhe të arrestuarit, i cili ka pranuar se celularin e kishte shitur në treg, pasi taksixhiu e kishte deklaruar në polici grabitjen. Killeri i penduar, Julian Sinanaj, ka pranuar se për vendosjen e eksplozivëve përdorte telefona të cilët i blinte në treg të zi dhe në këtë rast është edhe ai i shitur nga Redon Asllani.
Telefoni që u gjet i lidhur me eksploziv në makinën e Dërvishit u godit me armë të specializuar nga qitës të RENEA-s dhe u identifikua si aparat dhe kartë sim pa regjistrim, ndërsa tashmë konfirmohet se i përkiste taksistit të grabitur nga Redon Asllani.
Ky i fundit u prangos të enjten nga policia e komisariatit 4 nën akuzën e 6 grabitjeve me armë të taksive në kryeqytet, ndërsa dyshohet edhe për disa raste të tjera për të cilat po punohet për zbardhjen e tyre si ngjarje.
Megjithatë hetuesit kanë përjashtuar lidhjen mes tij dhe Sinanajt dhe se e vetmja gjë që i bashkon rastësisht është telefoni i përdorur për të hedhur në erë makinën e Prefektit të Vlorës që u evitua rastësisht nga kontrolli në oborrin e Kryeministrisë.

Postimet me teme te ngjajshme

Share this article

comments

INFOSHQIP - Informacionet shqip located at Sheshi Skenderbej Pallati Kultures , Tirane, AL . Reviewed by 736 customers rated: 3 / 5
Email
Print
'); MainContentW = 350; LeftBannerW = 130; RightBannerW = 130; LeftAdjust = 10; RightAdjust = 10; TopAdjust = 350; ShowAdDiv(); window.onresize = ShowAdDiv; }
Friend: Tai game hay, crack, serial - crack, hack
php hit counter