Ndeshja Kukësi-Trabzonspor në “Qemal Stafa”, policia masa për mbarëvajtjen

Posted by

17Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me rastin e zhvillimit të ndeshjes se futbollit ndërmjet ekipit te futbollit FK Kukesi – Shqiperi dhe FK Trabzonspor AS – Turqi, e cila do të zhvillohet në stadiumin Kombëtar «Qemal Stafa», ditën e sotme në orën 19.30’, ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe të qetësisë para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm sportiv.
Policia e Tiranës me synim mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, parandalimin e ngjarjeve kriminale, sigurimin e rendit dhe të qetësisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të këtij aktiviteti sportiv, ka marrë edhe këto masa :
Duke filluar nga ora 15.00 e ditës së sotme datë 22 Gusht 2013, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», sheshin «Italia», sheshi ”Nene Tereza”, rruga ”Dervish Hima”, si dhe përgjatë gjithë rrugës “Lekë Dukagjini”.
Nga ora 17.00 e ditës sotme do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», rruga “Lek Dukagjini” me kryqëzimin me Rrugën “Themostokli Gjermeni”, Sheshi “Nënë Tereza” si dhe Rruga ”Dervish Hima” që të con drej stadiunimit ”Qemal Stafa”.
Gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të paranadalimit të futjes në stadium nga Tifozet, të sendeve të ndaluara si : (Mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të pershtatshme e te ndaluara etj.)
Policia e Tiranës, duke kërkuar dhe njëherë mirëkuptimin e publikut, ju kujton sportdashësve, dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit.

Postimet me teme te ngjajshme

Share this article

comments

INFOSHQIP - Informacionet shqip located at Sheshi Skenderbej Pallati Kultures , Tirane, AL . Reviewed by 736 customers rated: 3 / 5
Email
Print
php hit counter