
Paris Saint-Germaini ka marrë një shqetësim të madh për gjendjen fizike vetëm 13 ditë para finales së Ligës së Kampionëve, pasi Ousmane Dembélé u detyrua të largohej herët nga ndeshja ndaj Paris FC.
Reprezentuesi francez dukej në siklet përpara se të linte fushën në derbin lokal të Ligue 1, duke shkaktuar alarm në “Parc des Princes”.
Kampionët e Francës po përpiqeshin të ruanin ritmin para përballjes europiane me Arsenalin, por ndeshja mori një kthesë negative që në minutat e para, kur Dembélé u pa duke mbajtur këmbën përpara se të zëvendësohej.
Ai luajti më pak se 30 minuta dhe më pas u drejtua direkt në tunel për kontrolle mjekësore.
Natyrisht, largimi i një prej sulmuesve më të rëndësishëm të PSG-së ngjalli frikë se ai mund të humbasë finalen e Championsit më 30 maj.
Megjithatë, raportet e para nga stafi mjekësor sugjerojnë se dëmtimi mund të mos jetë aq serioz sa fillimisht u mendua nga tifozët në stadium.
Sipas “Ligue 1+”, diagnoza fillestare është një tërheqje e thjeshtë muskulore, por ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme përpara një konfirmimi zyrtar.
Koha e dëmtimit është veçanërisht e ndjeshme për shkak të ndeshjeve vendimtare që vijnë, me trajnerin Luis Enrique që shpreson ta ketë yllin e tij në dispozicion për finalen e Championsit.
Gjithashtu, situata po ndiqet nga afër edhe nga trajneri i Francës, Didier Deschamps, pasi çdo mungesë afatgjatë e Dembélés do të ishte një goditje e madhe për kombëtaren para Kupës së Botës./GazetaExpress/
The post 13 ditë nga finalja e Championsit, Dembele lëndohet dhe detyrohet ta lë ndeshjen e PSG-së appeared first on Gazeta Express.
