E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

“16 ari të këtina me ia qit për ndërtim edhe me mshele këtë farë pune”, çka dëshmojnë  audio-incizimet mes drejtorit të pronës dhe banorëve

Lajm10 750x430 1

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar edhe një audio-incizim tjetër të një bisede mes banorëve dhe drejtorit të Pronës, Brahim Mehmetaj, të realizuar më 22 prill 2026. Në këtë bisedë dëgjohen kalkulime që Mefail Cakolli të vazhdojë ndërtimet në një pjesë të parcelës, ndërsa banorët të shfrytëzojnë pjesën tjetër, ndonëse vendimi i Apelit ua njeh atyre rreth 64 ari tokë, përfshirë mbi 16 ari që tashmë i janë kaluar Cakollit.

Në vitin 2013, Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim që një pjesë e pronës në Breg të Diellit, e cila me aktgjykim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit u është njohur banorëve si pronë e tyre, të këmbehej me një parcelë në Gërmi, në emër të Mefail Cakollit.

“Unë e kam mendu një punë, edhe kam fol edhe me Kryetarin se për me bo zgjidhje ai Kryetari mi ka lanë në dorë, merru me dy palët, qeta 60 ari, me ua dhanë qeta juve krejt sipërfaqen për ndërtim, 16 ari të këtina me ia qit për ndërtim edhe me kry me mshele këtë far pune”, shprehet Mehmetaj në këtë audioincizim.

“Tash me kap me ia qit këtina 16 ari, na po ia qesim juve komplet qeto 60 ari, pe rregullojmë që ju me marrë lejen për ndërtim. Po qetina nuk mundemi na me hjek krejt prej atuhit, qetina me ia leju që me e pas ndërtimin brenda këtij kompleksi aty, s’u pagu ky kurgjo”, dëgjohet tutje ai.

Mehmetaj, thotë se Komuna duhet t’i jape Cakollit mundësinë që të ndërtoj në 16 ari.

“Mehmetaj: Na i jepum mundësi këtina këtu me hi brenda edhe qetu na e mshelim këtë punë”, shprehet Mehmetaj në këtë takim.

Por, çfarë Mehmetaj kur ballafaqohet me këto audioincizime.

“Kjo ka qenë një iniciative ose një marreveshje e ndërmjetësimit e cila është legjitime, ligjet në Kosovë e njohin marreveshjet e ndërmjetësimit”, ka thënë ai.

Sipas tij, për këtë nuk duhet ndërmjetsues special.

“ Jo, nuk është e paraparë ndërmjetësues special për këtë punë, marrëveshjen e ndërmjetësimit mund ta bëjnë palët, mund ta bëjnë edhe Gjykata madje mund ta bëjnë edhe avokatët. Këtu te ne kjo marrëveshje ka qenë dashur ose ka pasur iniciativë me u bë me propozimin e dikujt. Ne jemi takuar për këtë çështje me nënkryetarët e komunës, drejtoritë e linjave që ka kanë qenë përfshirë me këtë punë disa herë se si me e zgjedh këtë problematikë”, ka shtuar tutje ai,

Për këtë, ai thotë se ka qenë i njoftuar edhe Kryetari i Komunës, Përparim Rama.

“Po, po patjetër”, thotë ai.

Por, për të bërë një zgjidhje për të dy palët, duhet të mendohet që kjo punë të rregullohet disi siç thotë ai edhe me “letra”.

“Mehmetaj: Për qështu, unë mundem me u angazhu qysh me gjete rrugën që juridikisht me e ndreqë këta edhe ju me fitu krejt ata që…

Banori: Pse mos me zbatu këtë (vendimin)?

Mehmetaj: Nuk mundet, se këta (Mefail Cakollin), s’ka ku e qon…

Banori: S’ka ku e qon (nuk kuptohet).

Mehmetaj: Kështu ky me letra është pronar.

Banori: E ka me letra po ky se ka me gjyq. Këtu Komuna i ka fajet.

Mehmetaj: Jo me gjyq, këtu Komuna…po

Banori: Komuna i ka bo këto dallavere veç ta dish kallxoju tanëve, mas pari Arben Kqirës thuj ndërsye…

Mehmetaj: Jo ai po thotë se unë jam me juve…po me shtinë që jam me juve. Idea jeme është qekjo, unë kam fol edhe me Kryetarin, me këta tjerët jo, edhe kom fol edhe me Kryetarin, por duhet me ndreqe na edhe me letra, duhet me ndreqë që mos me pas probleme se këtu Mefail Cakolli nuk ka prokuror, as gjykatës, as hetues që nuk e ka shti me punu kundër neve.

-D.m.th. qetu nëse ju me thoni po, na përshtatet kjo e di që ju nuk humbni kurrgjë se krejt sipërfaqja shkon”.

Mehmetaj, thotë se Cakolli u mundua “t’a blejë”, atë, por nuk ka arritur, por shqetësohet edhe për obligimet  e Cakollit ndaj investitorit.

“Ky u mundu gjithqysh çkamos me m’dhanë e me ble e me asish, po unë nuk e kam pranu atë punë kurrqysh”, dëgjohet ai në këtë audioincizim.

Tutje ai shprehej se ata janë në gjendje ta zgjidhin disi këtë çështje, por me kushtin që Mefail Cakolli të ndertoj aty.

“Mehmetaj: Po, na jena në gjendje që duhet me zgjedhe diqysh qeta që mos me u dëmtu ju, po edhe ky duhet me kanë, se nuk mundemi këta na.

Banori: Ata mos na bjerë me fol me to…

Mehmetaj: Unë me të mirrna

Banori: Ata na s’dojme me e pa…

Mehmetaj: S’ke punë ti.

Banori: Asnjë na s’dojme me e pa.

Mehmetaj: Qëtu e kemi veç një problem..

Banori: Prona ka me dalë në emër tonë e ju merreni vesh me to.

Mehmetaj: Po, po na duhet me bo marrëveshje bashkë…

Banori: Këta munden me e kthy në zero edhe ne me e kthy pronën tonë.

07:54-08:15-Mehmetaj: Tash e kemi një problem, tash veç ndërtuesi është problem.

Banori: Ndërtuesi, “Arkosi”, le të shkojnë ka dojnë sa duash (nuk kuptohet)…

Mehmetaj: Jo na nuk i jepim atina.

Mehmetaj: Cakolli ka obligim ndaj tina, jo na.

Banori: Pse?

Mehmetaj: Se Cakolli ka bo kontratë, qysh keni bë ju kontratë.

10:34-10:45-Banori: E ka shumë lehtë, jepnja një vend tjetër dikun, s’ka Komuna prona tjetër kun a?

Mehmetaj: Jo.

Banori: Namin e pronave i ka.

Mehmetaj: Po s’kena për këta.”.

Krejt kjo bisedë, sipas Mehmetaj ka qenë në kuadër të asaj që ai e quan ndërmjetësim

 “Në kuadër të kësaj idesë për ndërmjetësim, domethënë diskutohen dhe detaj të cilat e vështirësojnë arritjen e ndërmjetësimit ose e lehtësojnë arritjen e ndërmjetësimit. Domethënë kjo çështje ka qenë në kontekst të lehtësimit të arritjes së marrëveshjes së ndërmjetësimit. Nuk ka pasur asnjë lloj konteksti tjetër. Domethënë është veç lehtësimi i arritjes së marrëveshjes së ndërmjetësimit”, ka thënë ai.

Për këtë pretendim të Mehmetaj se Cakolli është munduar të ushtroj ndikim tek ai, ky i fundit ka thënë se nuk është e vërtetë.

“Pretendimi i përmendur ne mesazh eshte i pavertete dhe i pabazuar. Une asnjëherë nuk kam ofruar apo tentuar te ushtroj ndikim ndaj ndonjë zyrtari publik”. Çështja lifhur me pronën eshte trajtuar me vite me radhe ne procedura administrative dhe gjyqesore dhe ekzistojnë vendime dhe dokumente zyrtare te institucioneve kompetente”, ka thënë Cakolli.

“Unë kom mujt me thanë që ai është mundu ndoshta që unë nuk e di këto janë abstrakte në kuadër të bisedës që unë e kam bo me to, por nuk ka pas asnjëherë asnjë tendencë as angazhim direkt prej tij e as takim me to për këtë çështje e nuk ka as sot”, ka thënë në anën tjetër Mehmetaj gjatë intervistës.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Skema kriminale: Si u bë kompensimi i dyfishtë i pronës në Gërmi me pronën e qytetarëve në Bregun e Diellit?”, i cili transmetohet në T7 dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”.

The post “16 ari të këtina me ia qit për ndërtim edhe me mshele këtë farë pune”, çka dëshmojnë  audio-incizimet mes drejtorit të pronës dhe banorëve appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip