
Rreth 56 studentë të Akademia e Sigurisë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në ambientet e institucionit.
Sipas informacioneve paraprake, studentët janë ndjerë keq pas konsumimit të drekës së shërbyer brenda Akademisë, duke shfaqur shqetësime shëndetësore që dyshohet të lidhen me ushqimin.
Menuja e drekës së konsumuar një ditë më parë përfshinte: Sallatë me perime të ziera, gjellë me patate ose tavë me presh, makarona ose pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë.
Autoritetet pritet të kryejnë analizat përkatëse për të përcaktuar shkakun e helmimit të dyshuar, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të studentëve.
Për ngjarjen janë arrestuar teknologia, Kristjana Plaka dhe kuzhinieri, Kujtim Ballgjini i kompanisë private të kateringut, e cila kishte kontratë me Akademinë e Sigurisë për furnizimin me tre vaktet ushqimore të studentëve. Ndërkohë, administratoria e kompanisë është shpallur në kërkim.
/vizionplus.tv
