Mijëra njerëz u evakuuan nga një periferi veriore e Parisit, ndërsa një bombë e Luftës së Dytë Botërore “u rehatua” të dielën.
Banorëve në Colombes që jetojnë brenda një rrezeje prej 450 metrash nga vendi ku u gjet pajisja muajin e kaluar iu tha nga policia të largoheshin nga shtëpitë e tyre për disa orë, ndërsa autoritetet kryen një operacion për asgjësimin e bombave.
Një përpjekje fillestare për të hequr detonatorin e pajisjes dështoi, raportojnë mediat franceze, duke i shtyrë autoritetet të shkatërronin municionin historik në vend me një shpërthim të kontrolluar.
Operacioni u “krye me sukses” dhe urdhri i evakuimit u hoq herët të dielën në mbrëmje, konfirmoi Prefekti i Hauts-de-Seine në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja.
Bomba u zbulua më 10 prill gjatë punimeve ndërtimore në Rue des Champarons. Autoritetet siguruan vendin dhe e mbuluan pajisjen me rërë, ndërsa bëheshin përgatitje për heqjen e saj.