E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Padia ndaj Berishës, Mereme Sela në Apel/ I kërkon të prishë vendimin e Gjykatës së Tiranës dhe ta kthejë për rigjykim

Mereme Sela vazhdon betejën e saj. Ajo i është drejtuar Gjykatës së Apelit, ku i kërkon të prishë vendimin e Gjykatës së shkallës së Parë, e cila vendosi të mos i rrëzojë mjekes padinë për të pezulluar Sali Berishën si kryetar të PD, por t’ia kthejë për korrigjim.

Në padinë e saj, Mereme Sela kërkonte pezullimin e procesit zgjedhor të 23 majit në PD, skualifikimin automatik të Sali Berishës dhe moslejimin e tij për të kandiduar për kryetar, dhe rikthimin e saj në garë pas skualifikimit më 1 maj.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, padia e Meremes qëndron, por ka disa të meta.

Ajo nuk ka përcaktuar qartë në kërkesë padi, emrin, atësinë, mbiemrin dhe të dhënat e tjera që shërbejnë për identifikimin e palës paditëse.

9bfeaa8b 51b0 48e8 9a89 D28e3b4a82b6 640x853 9d11cc58 0b5b 4e2f 9d4a 9f8828845198 640x853

19f9ee7b 809b 49c5 8238 22e42690a62d 640x853

InfoShqip