E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Lushtaku pas incidentit në Skenderaj: Pushteti i Albin Kurtit tentoi që të më sulmoj

Image

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas incidentit të raportuar sot në Skenderaj, ku ka ndodhur një përplasje me Hysni Mehanin, kryetar i LVV-së në Skenderaj.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka deklaruar se “pushteti i Albin Kurtit” ka tentuar, siç është shprehur ai, “që sot të më sulmoi në Skenderaj”.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka thënë se ka “një jetë në shërbim të vendit”, ndërsa ka përmendur edhe etiketimin ndaj tij me shprehjen “Sami Serbia”, duke pretenduar se qytetarët nuk e tolerojnë më një gjuhë të tillë.

“E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar ai.

Lushtaku nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e incidentit, ndërsa Policia e Kosovës deri në momentin e publikimit nuk ka bërë të ditur nëse ka nisur hetime apo nëse ka persona të shoqëruar lidhur me rastin. /Telegrafi/

InfoShqip