E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Rama në ceremoninë Charlemagne Prize për Mario Draghi: Një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize (Çmimi i Karlit të Madh).

Rama theksoi në një postim në facebook se, Charlemagne Prize është një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës.

Rama shtoi se, sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkuruese shumë më të madhe.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (Charlemagne Prize), i cili konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 iu akordua  ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian./abcnews.al

InfoShqip