E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Rikthehen reshjet e shiut, çfarë ndodh me motin ditën e premte

1699424477 Moti 709x400

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parshikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Në mesditë dhe pasdite  reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 26 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 6 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

InfoShqip