
Gjykata Speciale përmes një postimi në faqen zyrtare në “X” kanë shkruar rreth ndihmës financiare që ofrojnë për pagesën e ekipeve mbrojtëse të të akuzuarave në rastet kur ata s’mund t’i mbulojnë shpenzimet, shkruan Express.
Haga ka bërë të ditur se shtatë nga të akuzuarit kanë pranuar një ndihmë të tillë nga Gjykata, por s’kanë treguar emrat.
“Neni 21 i Ligjit të Gjykatës së Lartë të KSK-së garanton prezumimin e pafajësisë për një të pandehur dhe rendit të drejtat e tjera që i ofrohen një të pandehuri gjatë gjithë procesit gjyqësor. Kjo përfshin të drejtën për t’u përfaqësuar nga një avokat i zgjedhur prej jush gjatë gjyqit. Gjykata e Lartë e KSK-së ka një skemë ndihme ligjore nëse një i pandehur nuk ka mundësi të paguajë për mbrojtjen e tij”, thuhet në njoftim.
Article 21 of the KSC Law guarantees the presumption of innocence for an accused, and lists the other rights afforded to an accused throughout the judicial process. This includes the right to be represented by a counsel of your choosing during trial. The KSC has a legal aid… pic.twitter.com/3Gbk5HN0Hw
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) May 14, 2026
The post Gjykata Speciale: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre appeared first on Gazeta Express.
