
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu sot shembjen e një objekti 3 katësh dhe disa strukturave prej muri në qytetin e Beratit.
Objekti dhe strukturat pa dokumentacionin përkatës ligjor ishin ndërtuar brenda zonës së mbrojtur e cila është e shpallur me Vendim të Këshillit të Ministrave.
IKMT mbetet e vendosur të mos tolerojë asnjë rast të shkeljes së ligjit në territor.
