E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Fermerët braktisin vreshtarinë, reduktohet sipërfaqja e kultivuar me rrush në zonën e Roskovecit

Screenshot 7 2 720x400

Fermerët në Roskovec po braktisin vreshtarinë duke e zëvendësuar me kulturën e ullirit.

Dikur pothuajse i gjithë territori i Kurjanit në Roskovec ishte i kultivuar me vreshta duke e kthyer në shtyllën kryesore të ekonomisë lokale.

Nga 100 hektarë, sipërfaqja e kultivuar me vreshta sot është reduktuar në 5 hektarë.

Çmimi i ulët i shitjes së rrushit, mungesa e tregut, subvencionet e pamjaftueshme, etj, detyruan shumë banorë të kësaj zone të braktisin vreshtat.

Fermeri Qamil Kuka, pohon se përballë këtyre problematikave, e braktisi tërësisht vreshtarinë për ta kultivuar gjithë sipërfaqen me ullinj.

“Ishte e pamundur të përballoje kostot për të bërë shërbimet e nevojshme, në këto kushte u detyrova t’i pres të gjitha hardhitë”, thotë ai.

Traditën e vreshtarisë u detyrua ta lërë mënjanë edhe fermeri Astrit Abedini.

Fermerët thonë se çdo ditë e më shumë po shkojnë drejt falimentimit për shkak të mungesës së vëmendjes nga shteti.

InfoShqip