
Samiti dyditor mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping në Pekin është mbyllur me deklarata pozitive, por pa rezultate të qarta të publikuara.
Në përfundim të takimeve, Trump e cilësoi bisedën si “shumë të suksesshme” dhe “të paharrueshme”, ndërsa mediat shtetërore kineze raportuan se Xi e ka vlerësuar vizitën si “historike dhe të rëndësishme”.
Gjatë konferencës së përbashkët u tha se dy liderët kanë diskutuar për tregtinë, Iranin dhe çështje të tjera globale, por nuk u dhanë detaje të thelluara, sidomos për temat më të ndjeshme si Tajvani.
Pavarësisht pritshmërive, nuk u njoftuan marrëveshje të mëdha ekonomike apo politike. Ndërkohë, Trump deklaroi në një intervistë për Fox News se Kina mund të blejë naftë amerikane dhe deri në 200 avionë Boeing, por këto pretendime nuk u konfirmuan nga Pekini, shkruan BBC.
Gjatë vizitës, Xi e shoqëroi Trumpin në kompleksin Zhongnanhai, kompleksit sekret ku jetojnë dhe punojnë zyrtarë të lartë kinezë.
Samiti përfundoi me tone miqësore në publik, por me shumë pak transparencë për përmbajtjen reale të diskutimeve.
The post Përfundon samiti dyditor Trump–Xi pa detaje konkrete appeared first on Gazeta Express.
