E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja, nga politikë partiake është bërë politikë shtetërore

Perparim Gruda 2

Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në Skenderaj, duke thënë se ajo “nuk është rastësi”, por pasojë e një klime të krijuar ndër vite nga partia në pushtet, dhe se sipas tij, gjuha e urrejtjes, linçimet publike, fyerjet dhe provokimet politike janë shndërruar nga “politikë partiake” në “politikë shtetërore”.

Gruda ka thënë edhe se, një Kosova e përçarë e tensionuar është vetëm në interes të Serbisë.

Postimi:

Ngjarja në Skenderaj nuk është rastësi. Ajo është pasojë direkte e një klime të helmuese që është ndërtuar me vite të tëra nga partia në pushtet përmes gjuhës së urrejtjes, linçimeve publike, fyerjeve dhe provokimeve më të ulëta.

Me vite me radhë kjo ka qenë politikë partiake e LVV-së, sot, fatkeqësisht, është shndërruar në politikë shtetërore.

Kur urrejtja kultivohet çdo ditë, kur kundërshtari trajtohet si armik, kur baltoset çdo vlerë kombëtare, institucionale e njerëzore, atëherë tensioni dhe përplasja bëhen të pashmangshme. Ky është një investim i rrezikshëm kundër Kosovës, kundër demokracisë dhe kundër të ardhmes sonë.

Një Kosovë e përçarë, e tensionuar dhe e mbushur me urrejtje është vetëm në interes të Serbisë.

Dhuna nuk duhet të ketë vend në politikë, asnjëherë. Por nuk mund të barazohet një reagim i çastit me një strategji të ndërtuar prej vitesh për të nxitur përçarje, konflikt dhe degradim të jetës publike në Kosovë.

The post Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja, nga politikë partiake është bërë politikë shtetërore appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip