E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Bllokohet me traktor rruga para stacionit të policisë në Skenderaj

Image

Në stacionin e Policisë së Kosovës në Skenderaj po intervistohet edhe kreu i kësaj komune, Sami Lushtaku.

Para objektit të stacionit të policisë, janë mbledhur një grup njerëzish në përkrahje të Lushtakut.Lg.php?bannerid=1799&campaignid=521&zoneid=5&loc=https%3A%2F%2Fpaparaci.com%2F577041%2Fbllokohet Me Traktor Rruga Para Stacionit Te Policise Ne Skenderaj%2F&referer=https%3A%2F%2Fl.facebook

Njëri prej tyre, siç shihet në një video të ndarë në rrjetet sociale, ka bllokuar rrugën para stacionit me traktor.

Lushtaku, pak para nisjes së intervistimit, ka ndarë pamje ku një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për ta mbështetur.

Ai thotë se i përgjigjet Republikës, kombit dhe Zotit, duke theksuar se gjithmonë i është përgjigjur drejtësisë dhe institucioneve të shtetit.

Megjithatë, Lushtaku krahasoi vetën me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të cilin thotë se “nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë” dhe se “Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht”.

InfoShqip