
Artan Behrami, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka mohuar zërat se ka përçarje brenda kësaj partie.
Behrami, deklaroi se nuk ekzistojnë përçarjet as sa i përket çështjes së Fatmir Limajt, e as temave të tjera.
‘‘Nëse ka një parti politike në Kosovës me stabilitet në elektorat, është PDK’ja. Nuk ka parti në Kosovë që kish mujt me mbijetu dy themeluesve të saj me shku 6 vjet me shku në Hagë, mos me qenë këtu, edhe mos me u thy kurrë, për 6 vjet me pas ngritje të elektoratit. Nuk ka parti në Kosovë që ka elektorat me besnikë. Nuk ka pas, dhe nuk ka përçarje as sa i takon zotit Limaj e as sa i takon temave të tjera’’, ka thënë Behrami mes tjerash.
The post A ka përçarje në PDK?, Artan Behrami: Nuk ka, as sa i takon Limajt, as temave të tjera appeared first on Gazeta Express.
