E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

“New York Times”: Pentagoni me plan sekret, forcat speciale amerikane ‘gati për të pushtuar Iranin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, është rikthyer nga vizita e tij në Kinë dhe tashmë përballet me vendime të rëndësishme lidhur me konfliktin me Iran.

Sipas raportimeve të The New York Times, bashkëpunëtorët më të afërt të Trumpit kanë përgatitur plane për rikthimin e sulmeve ushtarake ndaj Iranit, në rast se presidenti amerikan vendos të ndërmarrë një valë të re bombardimesh për të thyer ngërçin aktual diplomatik.

Megjithatë, sipas këshilltarëve të tij, Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi hapat e ardhshëm. Ndërkohë, përfaqësues nga vendet e përfshira po përpiqen të arrijnë një kompromis që do ta bindte Teheranin të rihapte Ngushticën e Hormuzit një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Duke folur me gazetarët në avionin presidencial Air Force One pas largimit nga Pekini, Trump hodhi poshtë propozimin më të fundit iranian për paqe.

“E lexova dhe, nëse nuk më pëlqen fjalia e parë, e hedh menjëherë në kosh”, deklaroi ai.

Trump konfirmoi gjithashtu se ka diskutuar për çështjen iraniane me presidentin kinez, Xi Jinping, megjithëse tha se nuk i ka kërkuar Pekinit të ushtrojë presion mbi Iranin.

Sipas raportit, Pentagon po përgatitet për mundësinë e rifillimit të operacionit ushtarak “Epic Fury”, i cili ishte pezulluar pas armëpushimit të shpallur muajin e kaluar.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi në Kongres se ushtria amerikane ka gati plane për përshkallëzim të konfliktit, por edhe skenarë për tërheqjen e trupave nga Lindja e Mesme.

Ndërkohë, zyrtarë nga Lindja e Mesme, të cituar në kushte anonimiteti, thanë se SHBA-ja dhe Izraeli po kryejnë përgatitje intensive për një valë të re sulmesh që mund të nisë javën e ardhshme.

 Ndërsa administrata amerikane ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë masa të ashpra nëse Irani nuk rihap Ngushticën e Hormuzit për transportin ndërkombëtar të naftës.

InfoShqip