Me përfaqësues të agroturizmit, Rama në Tiranë u ndal tek ‘Paketa e Maleve’ për të cilën tha se është krijuar për të rritur investimet dhe për t’i dhënë drejtim ligjit famëkeq të 7501. Sipas tij, të interesuarit aplikojnë tek Bashkia me projektin, dhe pas aprovimit mund të nisin ndërtimin e projektin. Sipas tij, në finalizimin e projektit mund të marrin titullin e pronësisë.
“Paketa e maleve, besoj që gjithsecili prej jush mund të dojë të ketë një rrjet agroturizmi dhe për këtë shërben paketa e maleve. Ndryshe nga çfarë është keqtrajtuar apo deformuar në media, nuk është një paketë për kompanitë e mëdha apo investitorët. Është një paketë për të dhënë territore, troje publike, për zhvillime private; nuk është ky qëllimi dhe objekti i paketës. Ajo ka lindur nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi shumë të madh, të ligjit 7501 dhe konfliktit me këtë ligj.
Ligji, për të cilin u desh shumë kohë që të formulohej, nuk na dha atë efekt që do të duhej të jepte dhe për këtë arsye lindi paketa e maleve. Shumë shqiptarë kanë shtëpi të vjetra që duan t’i zhvillojnë, por nuk kanë titullin e pronësisë; me paketën e maleve kjo bëhet e mundur duke aplikuar pranë bashkisë. Bashkia e merr dhe afishon një listë për 45 ditë. Nuk merret titulli i pronësisë menjëherë, por shkon në instancë dhe aplikohet me projektin; miratohet projekti dhe ti ndërton. Vetëm pasi ke përfunduar ndërtimin merr titullin e pronësisë; nuk mund ta marrësh peng tokën. Ligji parashikon se, në çdo rast, në një kohë X shfaqet dikush tjetër; nuk merresh ti, merret shteti dhe i takon atij ta kompensojë.” / /