E hënë, 20 Prill 2026
Të Fundit
Lajme

Paketa e Maleve/ Rama: Potenciali i Shqipërisë, i jashtëzakonshëm. Bizneset të shohin çmimet dhe kulturën e shërbimit

Kryeministri Edi Rama thotë se Paketa e Maleve është program për ata që duan të zhvillojnë tokën e tyre.

Në një bashkëbisedim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë, Rama u shpreh se potenciali i Shqipërisë, është i jashtëzakonshëm.

Sipas kreut të qeverisë, bizneset duhet të kenë kujdes me çmimet dhe kulturën e shërbimit.

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Oligarku është dikush që vendos, jo që bën biznes dhe fiton. Ky program është për ata që duan ta zhvillojnë tokën e tyre, të ndërtojnë një fermë, agrobiznes. Do kenë të gjithë mbështetjen tonë. Potenciali i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, mundësia për të nxjerrë më shumë të ardhura nga turizmi është shumë e madhe. Ne duhet të synojmë ata që konsumojnë shumë. Agroturizmat mund të bëhen transformuesit në këtë drejtim. Po të shikosh listën e çmimeve, dhe shikon investimin, ti mendon se ky njeriu nuk e kupton se çfarë i bën biznesit të vet me çmimet që vë përpara. Është një tragjedi që i ka ndodhur jo pak vendeve dhe nga e cila duhet mësuar. Duhet të jemi të kujdesshëm, strategjikë. Kultura e shërbiimt, është buzëqeshje, krijimi tek tjetri i asaj që ne e kemi mikpritjen shqiptare”, theksoi ai./

InfoShqip