E hënë, 20 Prill 2026
Të Fundit
Lajme

“Molotovët klasifikohen armë luftarake”, protesta e PD, Meçe: Ligji ‘mbron’ reagimin e uniformave blu

Opozita mbajti të premten protestën e shtatë të paralajmëruar prej tyre, ku u përsërit i njëjti skenar. Në prangat e policisë ranë 11 protestues nga të cilët u lanë në burg 5 prej tyre, pas përdorimit të molotovëve në protestë.

Për analistin Arben Meçe molotovët klasifikohen si armë luftarake dhe se në këtë rast, protestuesit u kapën në flagrancë ndryshe nga herët e kaluara.

Meçe shtoi se deputetët duhet të shihen si protestues dhe nuk mbrohen nga aktet që kryejnë, dhe se vënia dorë mbi uniformën e policisë që përfaqëson shtetin nuk duhet të ndodh.

“Molotovi klasifikohet si armë luftarake; provat do kenë qenë të pamjaftueshme që gjykata i ka liruar. Jemi në kushtet e një ndërhyrjeje policore që nuk nis dhe mbaron me këtë akt. Qekur policia bëri atë tipologji ndërhyrjeje, ishte një protestë që kishte jo më shumë se 1500 protestues. Ishte një skemë që policia tashmë do jetë shumë reaktive ndaj veprimeve të grupeve protestuese.

Ngjarja nuk nis e përfundon në atë sulm që praktikisht përfundon në kapjen në flagrancë të disa personave; gjykata, në dashamirësinë e saj, nuk mund të bënte asgjë përveçse personat e kapur janë konsumim me provë e veprës penale. Pas çdo proteste, elementë të PD shkojnë dhe bëjnë shoë në komisariate; këtë herë nuk bënë asgjë, sepse u kapën në flagrancë. Pavarësisht moshës, janë njerëz të përdorur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Nuk duhet të lejohet që deputeti në protestë është protestues dhe nuk e mbron ndaj akteve që bën; nuk duhet lejuar vënia dorë mbi uniformën, ose duhet të përdoren mjetet që parashikon ligji, që nga spray deri tek shkopat. Goditja është proporcionale, është i ligjshëm reagimi.”   / /

InfoShqip