E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Dështoi tek Aston Villa, ylli i Liverpooli kërkohet nga klubi i madh që luan në Champions

IMG 6669

Harvey Elliott ka kaluar një sezon për t’u harruar tek Aston Villa këtë edicion, teksa ishte i huazuar nga Liverpooli, pasi ka bërë vetëm nëntë paraqitje.

Arsyeja pas minutazhit të tij të kufizuar është mosgatishmëria e Villas për ta transferuar anglezin në mënyrë të përhershme, pasi në marrëveshjen e huazimit ekziston një obligim blerjeje prej 35 milionë funtesh nëse mesfushori do të arrinte 10 paraqitje në Premierligë.

Elliott pritet të rikthehet te “The Reds” në fund të sezonit, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë, pasi nuk duket se do të qëndrojë në “Anfield” afatgjatë.

23-vjeçari po shqyrton opsionet e tij dhe duket se mund të ketë një mundësi të re para hapjes së afatit kalimtar veror, e cila do t’i jepte shansin të vazhdojë të luajë në nivelin elitar.

Sipas “BILD”, RB Leipzig po shqyrton mundësinë për ta transferuar Elliottin në Bundesliga për sezonin e ardhshëm.

Gazeta raporton se emri i mesfushorit të Liverpoolit “po diskutohet brenda klubit” gjerman, megjithatë gjithçka varet nga fakti nëse ata arrijnë të transferojnë përfundimisht një lojtar që aktualisht e kanë të huazuar nga Brighton & Hove Albion.

Brajan Gruda ka lënë ndikim të madh te klubi gjerman dhe i ka ndihmuar të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, në marrëveshjen e huazimit me Brightonin nuk ekziston opsion blerjeje për mesfushorin, prandaj nuk është e garantuar që ai do të mbetet pjesë e përhershme e klubit.

Kjo situatë e ka shtyrë Leipzigun të eksplorojë alternativa të tjera për të mbushur boshllëkun që mund të lërë ai gjatë verës, dhe kështu kanë ardhur te Elliott.

Sipas “BILD”, Leipzig7 po shqyrton transferimin e mesfushorit të Liverpoolit për një shumë më të ulët, rreth 15-20 milionë funtesh.

Një nga arsyet për këtë çmim mund të jetë fakti se kontrata e Elliott skadon në fund të sezonit 2027, kështu që Liverpooli mund të kërkojë ta shesë tani për të shmangur mundësinë që ai të largohet falas në fund të kontratës./GazetaExpress/

The post Dështoi tek Aston Villa, ylli i Liverpooli kërkohet nga klubi i madh që luan në Champions appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip