Manchester City e ka fituar trofeun e FA Cup për ta mposhtur Chelsean në finale.
“Qytetarët” triumfuan me rezultat minimal 0-1, ku vendosi goli i jashtëzakonshëm i Antoine Semenyos.
City e nisi shumë më mirë për të shënuar përmes Erling Haaland, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Edhe Semenyo kishte një rast të artë, mirëpo goditje etij pavarësisht që nga afërsia rezultoi të jetë mbi portë.
Megjithatë, Semenyo e përmirësoi gabimin për të shënuar me thembër pas një asistimi të Haaland për ta vulosur fitoren (72’).
Chelsea kërkoi dy hjerë penallti me Joao Pedron që u rrëzua brenda zonës, por gjyqtari as nuk e rishikoi në VAR, për t’i qëndruar besnik vendimit të tij.
Kësisoj, City e fiton FA Cup ndërsa tani do të synojë t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura në Ligën Premier, me shpresën që Arsenali të lëshojë pikë./Telegrafi/
