E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Abdixhiku e Osmani mobilizojnë strukturat në Ferizaj: Bashkimi ynë më së shumti është ndjerë në këtë qytet

700800606 10163297143892759 8472514454133905485 N

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për takimin që së bashku me ish-presidenten, Vjosa Osmani, ka zhvilluar me qytetarë në Ferizaj.

Abdixhiku, shtoi se gjatë takimit, kanë folur për organizimin, angazhimin dhe punën, dhe se, fitoret ndërtohen me njerëz që besojnë.

Postimi:

Në prag të nisjes së fushatës, mobilizuam edhe strukturat tona në Ferizaj.

Me entuziazëm, vullnet e energji të mirë, folëm për organizimin, angazhimin dhe punën që kemi para. Sepse fitoret ndërtohen me njerëz që besojnë, me njerëz që punojnë dhe me njerëz që nuk dorëzohen.

Bashkimi ynë, ndoshta më së shumti, është ndjerë pikërisht në këtë qytet. Ferizaj ka ditur gjithmonë ta kthejë besimin në forcë, e forcën në rezultat. Tash, me zemër e angazhim, ecim përpara bashkë.

The post Abdixhiku e Osmani mobilizojnë strukturat në Ferizaj: Bashkimi ynë më së shumti është ndjerë në këtë qytet appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip