E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Sami Lushtaku emocionohet nga nëna e dëshmorit ne Ticë: Nuk është lehtë për mua…

700446338 1530697781760787 6922318081292599122 N

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me disa bashkëpunëtorë sot ka bërë homazhe në Ticë.

Aty, Lushtaku ka takuar disa qytetarë, dhe i njëjti, gjatë takimit me ta është emocionuar teksa ka biseduar me nënën e njërit prej dëshmorëve.

‘’Familjet që i kanë dhanë shumë luftës së UÇK’së, na ishalla dina me e rujt këtë gjak, sakrificë e këtyre familjeve, por edhe familjeve që sot nuk janë këtu, por që i kanë dhanë venit të vet shumë. Nuk është lehtë për mu, por besoj edhe për secilin kur vjen e sheh një nanë këtu, motër, vëlla por ishalla na dina me respektu dina me i rujt vlerat dhe krejt atë kontribut që e kanë dhanë. Lavdi iu qoftë’’, ka thënë Lushtaku.

11

The post Sami Lushtaku emocionohet nga nëna e dëshmorit ne Ticë: Nuk është lehtë për mua… appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip