E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Në Skurajn e Arbëreshëve/ Në fshatin e malësisë së Kurbinit, ruhet historia e shekullit të XII

Në fshatin Skuraj të malësisë së Kurbinit ruhet një histori e shekullit të 12-të e një familje fisnike arbnore. Familja Skura ishte njëra nga familjet më të shquara  gjatë mesjetës.

Në një aktivitet të organizuar me banorët e fshatit Skuraj, janë pritur pasardhësit arbëreshë, të cilët vizituan zonën e Skurajt me histori dhe natyrë të mrekullueshme. Pritja e organizuar nga Zef Pjetri mësues dhe historian, është shoqëruar me atmosferë festive nga nxënës dhe banorët e fshatit.

Arbëreshët janë larguar me mallin e madh që karakterizon për vendlindjen e tyre Skurajn në malësinë e Kurbinit. Fshati Skuraj i Kurbinit ka lidhje të drejtpërdrejtë më familjen Skura tek e cila për një kohë të gjatë mishërohen fatet historike të Shqipërisë mesjetarë.

Çështja rreth dheut të parë, ku lindi familja Skura vazhdon ende të debatohet nga historiografia edhe sot e kësaj dite pa marrë një përgjigje shteruese.

Është menduar që pas shekullit të XII ajo braktisi pronat e veta malore dhe u shpërngul drejt Durrësit, Tiranës etj, por një dokument osman, akt noterial i Kadiut Hasan në vitin 1565, si dhe potenciali arkeologjik që ruhet,  dëshmojnë plotësisht së të paktën 5 kryefamiljarë më mbiemrin Skura, banonin pikërisht në fshatin e sotëm Skuraj.

InfoShqip