E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

“Kcimi” i Tropojës/ Pasuri botërore e UNESCO-s, vlerë e jashtëzakonshme

TROPOJË– Djemtë dhe vajzat e Tropojës gjithnjë përcjellin ndjesitë që vetëm “kcimi” i Tropojës di t’i dhurojë. Jo pa qëllim u vlerësua si pasuri botërore e UNESCO-s.

Për koreografin Shpresart Memia dhe drejtues i ansamblit “Dardania”, “kcimi” i Tropojës ishte dhe mbetet vlerë e jashtëzakonshme.

Veçoritë e këtij “kcimi” sipas Shpresarit qëndrojnë tek individualiteti I secilit kërcimtar. Në një grup prej 100 artistësh të grupmoshave të ndryshme, e dallon qartë se gjithsecili ka mënyrën  dhe ritmin gjatë kërcimit.

Koreografi thotë se veçoritë e “kcimit” të Tropojës e bëjnë atë të jetë identik dhe i papërsëritshëm, ndaj së fundmi jo vetëm që pëlqehet, por është kthyer në trend kombëtar e më gjerë.

Ansambli Dardania prej kohësh performon në skenat kombëtare e ndërkombëtare, por si pikë kulmore Shpresarit kujton nëntorin e vitit 2023 në bashkinë e New Yorkut dhe qendrën e Manhatanit.

Ai ka nisur prej kohësh aktivizimin e tij si kërcimtar, e më pas koreograf, pauses i të madhit Deli Metalia. Thotë se kërcimi trashëgohet ndër breza, ndaj dhe brenda familjes, vajza e vogël përpiqet t’i ngjajë Shpresartit.

Nëse e pyet se a ndahet nga skena dhe “kcimi” i Tropojës, Shpresarti ka vetëm një përgjigje./abcnews.al

InfoShqip