E diel, 17 Maj 2026
Lajme

EMRI-FOTO/ Ky është 19-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

A 184 652x400

Një 19-vjeçar shqiptar humbi jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e shkaur në një aksident tragjik në zonën e Monopolit në Itali.

Mediat fqinje raportojnë se mjeti tip “Mercedes” me të cilin udhëtonte 19-vjeçari Klevis Kalliu është përplasur me një “Toyota Auris”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 pranë zonës Piazza Milite Ignoto.

Sipas mediave italiane, Klevis Kalliu ndodhej në sediljen e pasme të Mercedes-it. Pas goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me disa automjete të parkuara në anë të rrugës. Edhe makina tjetër e përfshirë në aksident përfundoi mbi një furgon të parkuar.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë. Mjekët tentuan për disa minuta ta mbanin në jetë 19-vjeçarin, duke i dhënë ndihmën e parë dhe më pas duke e transportuar me urgjencë në spitalin “San Giacomo”, por ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë edhe drejtuesja e “Toyota”-s dhe një tjetër pasagjer i Mercedes-it.

InfoShqip