Lidhja Demokratike e Kosvës ja mbyll përfundimisht derën bisedimeve me Albin Kurtin.
Nuk ka marrëveshje për presidentin në këmbim të posteve në qeveri.
Kreu i kësaj partie Lumir Abdixhiku, deklaroi pas bisedimeve se nuk ka patur asnjë emër konkret për postin e kreut të ri të shtetit, por nuk bie dakord që edhe ky post ti jepet partisë në pushtet.
“Presidenti i Kosoves smund te jete zgjatim i pushtetit…nuk do të kemi më takime, nuk do ti marrim më kohë qytetarëve…”
Abdixhiku tha se tani është koha ti kthehet diskutimeve me strukturat e partisë, ndërsa sqaroi se rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK për të është një lëvizje që duhet të ndodhi sa më shpejt.
Ndërsa Kurti tha se pjesë e bisedimeve ishin gjashtë poste: zv kryeministrin, tre ministri mes të cilave: ajo e punëve të jashtme, kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut ndodhi vetëm një javë përpara përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe ishte takimi i dytë brenda muajit.
Lidhur me çështjen e presidentit, subjektet e tjera opozitare janë shprehur kundër një dakordësie me Kurtin dhe kanë artikuluar kërkesën që vendin të shkoj përsëri në zgjedhje.