Presidenti Amerikan Donald Trump po shqyrton heqjan e bllokadës ushtarake amerikane në ngushticën e Hormuzit me synimin që të rikthejë Teheranin në tryezën e negociatave të paqes.
Lajmi u raportua nga britanikja The Telegrpah e cila shkruan se Presidenti Amerikan do të shqyrtojë mundësinë e përfundimit të operacionit ushtarak ne Detin Arabik pasi Kreui i Ushtrise Pakistaneze Asim Munir, I njohur si Gjenerali I preferuar I Trump I kerkoi Kreut te Shtepise se Bardhe ne nje bisede telefonike qe ti jepte fund bllokades.
Kreu I Shtepise se Bardhe raportohet se I ka thene Pakistanit , vendit qe po ndermjeteson mes Teheranit dhe Washingtonit se do ta shqyrtoje kete kerkese ndonese me pare kishte thene thene se bllokada do te hiqej vetem ne rast te nje arritje marreveshje paqeje. Ne nje prononcim per New York Post kete pasdite Presidenti Amerikand Donald Trump deklaroi se ai do te ishte I gatshem te takohej me udheheqjen e re te Iranit me synim arritjen e nje marreveshje paqeje.
Irani deklaori kete te hene se nuk do te rikthehej ne tryezen e Negociatave me Shtetet e Bashkuara pasi ushtria Amerikane sulmoi kete nje Anije Mallrash me flamur te Teheranit dhe pasi nuk ka pranuar te heqe bllokaden e saj per portet Iraniane ne ngushticen e Hormuziit.
Ne nje prononcim per mediat nderkombetare, nje burim I brendshem I perfshire ne organizimin e Negociatave ka deklaruar se pavaresisht deklaratave publike, Teherani do te kthehet ne tryezen e bisedimeve me Shtetet e Bashkura. Personi i cili foli ne kushtet e Anonimatit tha se nuk mund te tregonte se kur do te nisin ekzaktesisht bisedimet te cilat pritet te mbaheshin pergjate kesaj jave, por shtoi se se te dyja palet kane treguar vullnet pozitiv per nje rikthim ne tryezen e bisedimeve. Presidenti Amerikan Donald Trump riperseriti serisht kete te Hene se ekipi negociator i Shteteve te Bashkuara I perbere nga Zevendes Presidenti JD Vance, I derguari I Trump per Lindjen e Mesme Steve Witkoff dhe dhendrri I tij Jared Kushner jane nisur per nje tjeter raund bisedimesh me Iranin ne Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.