Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak pas mesnate në periferi të Tiranës.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Shkozës, ndërsa personi i plagosur është ende i paidentifikuar.
Sipas burimeve për ABC News, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me një fuoristradë tip BMW, policia e ka identifikuar dhe ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij.
Hetimet kanë nisur sakaq për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
