Ka pasur sezone kur ka bërë edhe më shumë. Amir Rrahmani arriti në dy gola, si dhe ka një asist për Napolin në Serinë A, në një edicion ku nuk duhet harruar se ka pasur shumë probleme.
Kapiteni I Kosovës realizoi në fitoren e thellë 3-0 në fushën e Pizës, ndërsa Napoli synon ta mbyll kampionatin sa më mirë, e tani e ka të sigurt vendin në Champions, si dhe është I dyti në renditje.
Ai tundi rrjetën në minutën e 27-të.
Dy gola në një kampionat nuk krahasohen me 4 që ai shënoi në 2021-2022, veçse nuk duhet harruar se atëherë luajti 33 ndeshje, ndërsa këtë herë vetëm 20 sepse ka qenë për shumë javë I dëmtuar.
Po ashtu, në atë kohë ka qenë 27 apo 28 vjeç, ndërsa sot është 32. Për Napolin luan prej shtatë sezonesh, dhe ka 14 gola e 6 asistë, ndërsa në Serinë A italiane ka gjithsej 13 rrjeta e 7 pasime për gol.
Këto janë statistika shumë të mira për një mbrojtës, dhe Rrahmani nuk ngurron që të ndihmojë sulmin, sidomos në goditje standarde. Me fanelën e kaltër ka dalë dy herë kampion I Italisë në 2023 e 2025, një arritje e shkëlqyer, ka fituar Superkupën e Italisë, ka dalë gjithashtu dy herë kampion edhe në Kroaci me Dinamon e Zagrebit si dhe ka fituar një kupë të atij vendi.
Duke qenë vazhdimisht titullar, është thuajse 100 për qind e sigurt, që Amir Rrahmani do të vazhdojë të jetë me Napolin edhe për sezone të tjera./abcnews.al
