E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

Ukraina teston me sukses bombën e parë të prodhuar në vend, Kievi: Është gati për përdorim

Bomb Ukraine 672x400

Ministri ukrainës i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov njoftoi se Ukraina ka përfunduar me sukses testimet e bombës së parë ajrore të zhvilluar plotësisht në vend, e cila tashmë është gati për përdorim.

Arma u zhvillua me mbështetjen e Brave1, qendra shtetërore ukrainase për teknologji ushtarake, ndërsa procesi zgjati 17 muaj.

Sipas Fedorovit, bomba nuk është kopje e modeleve perëndimore apo sovjetike, por një projekt origjinal i inxhinierëve ukrainas, i krijuar për të goditur me saktësi fortifikime, qendra komanduese dhe objektiva të tjerë në distanca prej dhjetëra kilometrash pas lëshimit nga avioni.

Bomba e re KAB ka një kokë luftarake me peshë 250 kilogramë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka marrë tashmë serinë e parë eksperimentale.

Fedorov theksoi se Ukraina po kalon nga importimi i teknologjive të veçanta drejt krijimit të armëve të saj të teknologjisë së lartë, të cilat synojnë të forcojnë aftësitë mbrojtëse dhe të rrisin avantazhin teknologjik në fushën e betejës.

InfoShqip