Një incident është regjistruar këtë pasdite në lagjen nr. 4, pranë zonës së Stacionit të Trenit në Durrës, ku një pjesë suvaje është shkëputur nga fasada e një pallati të vjetër dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë, është dëmtuar një automjet i parkuar pranë godinës, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në zonë kanë mbërritur menjëherë punonjës të zjarrfikëses dhe efektivë të policisë, të cilët kanë rrethuar perimetrin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të shmangur rrezikun për automjetet që qarkullojnë pranë.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikime mbi gjendjen e fasadës së pallatit, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.
