E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

Kryeministri britanik: Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen

Kryeministri britanik Keir Starmer tha sot se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke theksuar se qeveria e tij duhet të tregojë se mund të “ndryshojë gjërat”.

“Koha ime si udhëheqës i këtij vendi nuk ka mbaruar ende. Nuk do të jap dorëheqjen. Kemi shumë punë për të bërë. Jam shumë i përqendruar në atë që e konsideroj përgjegjësinë dhe detyrën time ndaj vendit”, tha Starmer, sipas Sky News.

Starmer tha se donte të “luftonte në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme”. “Sigurisht që e kuptoj që pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, zgjedhjeve në Uells dhe Skoci gjithashtu, detyra e parë është padyshim të ndryshoj gjërat dhe të sigurohem që fokusi im është në vendin e duhur”, tha Kryeministri Britanik.

InfoShqip