E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

VIDEO/ Flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë valëviten në Everest

Alpinistët shqiptarë Petrit Kllokoqi dhe Uta Ibrahimi kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u ngjitur në Everest.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kllokoqi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi pamje emocionuese nga maja e Everestit, teksa valëvitej flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

“Lot gëzimi për vendin tem”, shkroi ai krahas fotografive të publikuara në Facebook

InfoShqip