Analisti Martin Leka thotë se policia duhet të jetë në nivelin e duhur, teksa përgëzoi uniformat blu, lidhur me protestën e 17 prillit të PD, ku u kapën në flagrancë protestuesit e dhunshëmn.
“Nisur nga rasti i fundit, mendoj se aksioni për atë grupi militar, i cili dispononte molotovë, që padyshim janë armë zjarri të dëmshme, mendoj se është hapi i duhur. Duhet të ndryshojë siç po ndryshon policia. Hapi që bën policia, është gjetje interesante dhe që duhet përgëzuar policia dhe duhet patjetër të jetë në nivelin e duhur”, theksoi analisti.
Lidhur me urdhrin e ri të kryepolicit Skënder Hita, për mos ndalimin e automjeteve për ndalim rutinë, Leka u shpreh se kjo është lëvizje e duhur.
Leka shtoi se qytetarët duhet t’i zbatojnë rregullat e qarkullimit.
“Jo vetëm kjo, por ndonjëherë njerëzit duhet të kujtohen dhe të jenë të vëmendshëm për detyrimet që kanë ndaj ligjeve dhe të punojnë për mos shkeljen e tyre. Unë kam rast konkret, nuk i thyej rregullat e qarkullimit, i zbatoj. Nuk kam pasur nevojë të më ndalojnë. Një ditë, duke ikur në Lezhë, mua më ndihmoi. Unë i dhashë vetë përgjigje, kisha dy vjet që udhëtoja me patentë të skaduar. Unë i thashë, nuk e di dhe faleminderit që më tregove. Ne duhet t’i zbatojmë rregullat”, theksoi ai”, nënvizoi ai./