E hënë, 20 Prill 2026
Të Fundit
Lajme

Monitorimi i rrugëve përmes radarëve/ Softa: Një hap drejt Europës, makinat inteligjente nuk zgjidhën problemin

Drejtori i ri i Policisë Skënder Hita paralajmëroi monitorimin në rrugët e vendit përmes radarëve dhe jo me patrulla të uniformave blu. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se me këto risi vendi ynë po i bashkohet vendeve të BE. Sipas tij, investimi tek makinat inteligjente ishte i panevojshëm, ndërsa përvecc rregullave të reja duhet të ketë edhe sinjalistika në rrugë.

“Kontrolli me radarë është më i mirë se me skuadrën e policisë; vendet ballkanike e kanë pasur më parë se ne. Duhet të përshkrojë disa postblloqe; Shqipëria po bën rrugëtimin drejt vendeve të BE. Vendosja e radarëve ka një kosto; njoftimi paraprak në vendet ku ka autostrada. Kamera është një kuti, është softëare që vendoset.

Mund të kontrollojë sjelljen e drejtuesve të mjeteve, targat që shpesh kanë qenë edhe të vjedhura. Investimi në makinat inteligjente ishte i panevojshëm sepse ishte si grackë; vetëm sa shtoi statistikat, por nuk zgjidhi problemin.

Mjafton të shohim modelet e vendeve evropiane që kanë rregulla të tjera më të kujdesshme, por s’duhet të jetë vetëm prezenca e tyre, por edhe sinjalistika në rrugë.”

InfoShqip