Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e zhvilluar ditën e djeshme në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaroi se vizita u krye për të shprehur solidaritetin vëllazëror me këtë vend, në një kohë kur shtetet e Gjirit Arabik jetojnë në kohëra të trazuara si pasojë e luftës në Iran.
Rama nënvizoi se takimi me Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed ishte vëllazëror.
“Abu Dabi – Takimi sot me mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, ishte vëllazëror dhe me bindjen e fortë se për paqedashësit e ndërtuesit vullnetmirë të së ardhmes, më e mira është e gjitha përpara”, shkruan Rama./