E hënë, 20 Prill 2026
Të Fundit
Lajme

“Të prishen ‘çerdhet problematike’ në Policinë Kriminale”, ish-ministri: Korrigjimet e thella janë të domosdoshme

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Bajram Yzeiraj, u shpreh se Policia e Shtetit ka probleme të thella, të cilat duhet të adresohen dhe të zgjidhen, sidomos pas emërimit të kryepolicit të ri Skënder Hita.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Yzeiraj u shpreh se Policia Kriminale është nyje emergjente,  e cila ka nevojë të forcohet dhe të pastrohet nga elementët e papërshtatshëm.

“Shenjë pozitive në drejtimin e shërbimeve të Policisë. Duhet të dini se Policia ka problem të tjera në raport me këtë. Policia ka probleme institucionale që duhen korrigjuar, një pjesë janë shtrembëruar, një pjesë janë lënë rrugës.

Drejtimi politik në ministri dhe drejtimi profesional në Policinë e shtetit duhet të ndalojnë dhe t’u kthehen dokumenteve që kanë gjetur dhe ato që kanë aktualisht  për zhvillimin institucionale të organizatës së policisë, sepse është krijuar mendimi se do bëjmë disa korrigjime të vogla, jo, sepse ka nevojë për korrigjime të thella.

E mirëprita këtë që bëri kreu i policisë, sepse duke u futur teknologjia, duke ndryshuar mentaliteti, drejtimi i Policisë duhet t’i përgjigjet.

Tashmë që ke teknologjinë dispozicionin, shkurton shërbime demonstrative, të tepërta, të panevojshme, burim korrupsionin dhe e fut në shërbime të tjera që ka nevojë. Më shumë ka nevojë Policia kriminale, lufta kundër krimit, aty pres që të bëjë çilizëm.

Aty pres që kreu i policisë së Shtetit të vërë dorë, sepse disa kolaudime, korrigjimi janë të domosdoshme. Të punohet me rrjetin sekret informativ.

Unë shpresoj që drejtori i ri…eksperienca ka, problemet i njeh, vetëm se duhet iniciativa për të operuar pa frikë, për të prishur prishen çerdhet që janë krijuar në sektorin e policisë kriminale që mbajnë njëri tjetrin.”, tha ai/

InfoShqip