E martë, 21 Prill 2026
Të Fundit
Lajme

Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh – dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

G, prind

“Tash me ka bo me u tut, mu tut edhe mu si prind se i kam pas 3 çikat e mija, 2 fëmijë të vëllaut d.m.th. janë kanë me to ama sjelljen e ka pas shumë të mirë kështu, qatu në lagje dikun ka banu po tash se kam ditë për”, ishte shprehur prindi V.G më 16 shkurt 2026.

Ky prind, thotë si kishte lejen që të futej edhe në oborrin e shkollës. Ndërsa, edhe atij i është prezantuar si pronar i Kompanisë.

“Po, po e patëm nxjerrë lejen e patëm bo një… me hi në oborr, mos me i lanë fëmijët me kapërcye rrugën, me shku në lloq me hi sidomos pasdite që janë kanë fëmija e vogël klasa e 2-3 ka pasur leje prej drejtorit me hi me u parku deri të dalin fëmija krejt. Ai është prezantu si pronar i Kompanisë”, ka shtuar ai,

V.A, gjithashtu prind ka thënë se ai si shofer i fëmijëve kishte punuar rreth 4 muaj apo më shumë.

Ndërsa, H.E, thotë se atë e njeh si person të mirë.

“Se di, ai u kane shumë njeri i mirë, unë kam udhetuar me te, ishte hoxhë, ky që them unë. Se në fillim me ra ishte shumë njeri i mirë, tash me çuditët”, ka thënë ajo.

Disa prej prindërve, në bazë të fotografiës, për Betimi për Drejtësi, kishin identifikuar se bëhej fjalë për të njëjtin person.

Prokurori Hoti, thotë se Muhamet Gashi, duke vjedhur identitetin e dikujt tjetër, ai ka arritur edhe të krijoj raporte juridike.

“Me rastin e arrestimit të tij tek i njëjti janë gjetur dokumente identifikuese me identitete të rrejshme. Domethënë i njëjti ka arritur të bëjë falsifikimin e dokumenteve zyrtare, letërnjoftimeve të lëshuara kinëse nga Autoritetet e Republikës së Kosovës. Ka arritur të bëjë vjedhje të identitetit të personave të cilët jemi në proces të identifikimit dhe verifikimit dhe të paraqitjes së tyre si palë ankuese. Dhe përmes këtyre dokumenteve ka arritur të krijojë edhe raporte juridiko civile apo edhe raporte të tjera që mund të ketë krijuar nëpër institucione ose kompani apo çkado koftë”, ka thënë prokurori.

Prokurori vlerëson se i pandehuri Gashi ishte person me rrezikshmëri të lartë dhe në momentin e arrestimit të tij ai kishte edhe armë.

“Po ne kemi pas informacione se i njëjti është edhe me shkallë të konsiderueshme të rrezikshmërisë. të paktën është vlerësuar si rrezikshmëri e lartë.Ne kemi kërkuar asistencë edhe nga njësitë e specializuara të policisë përkatësisht njësia e FIT, apo njësia e ndërhyrjeve të specializuara tani si quhen ato dhe të njëjtit me rastin e intervenimit kanë hasur në të i cili në momentin e parë në dorën e tij ka pasur armë ndërsa me rastin e këqyrjes së mëtejshme nga ana e Njësitit të Forenzikës apo krimteknikës së policisë ka rezultuar se në atë armë ka pas edhe municion përkatësisht se fisheku ka qenë në tytën e armës”, ka thënë Hoti,

Bashkë me Muhamet Gashin është arrestuar edhe Gentian Gashi, i cili dyshohet për dhënien e ndihmës pas kryerjes se veprës penale.

“Nga provat që i kemi grumbulluar deri në këtë fazë kemi arritur të sigurojmë prova për të vërtetuar faktin se ky person përmes veprimeve të tij me dijeni i ka ofruar strehim dhe shmangie nga arrestimi i personit në kërkim Muhamet Gashit duke e strehuar në një në njërën nga njësitë banesore ku ka banuar edhe vetë personalisht me familje”, ka thënë prokurori.

Prokurori Arben Hoti, ka vlerësuar edhe bashkëpunimin e Betimi për Drejtësi, për arrestimin e të dyshuarit.

“Unë  kam pranuar kërkesë nga “Betimi për Drejtësi për ndarjen e disa informacioneve që ata kanë poseduar lidhur me këtë çështje dhe meqenëse në atë fazë kemi qenë në një hetim intensiv, unë kam kërkuar që çështjet e ndarjes në opinion publik të këtyre informacioneve të jenë të kufizuara për shkak të cenimit të hetimit, përkatësisht rrezikimit që mund të na bëhej për lokalizimin e të pandehurit”.

“Duke pasur parasysh se nga provat që ne posedonim kishim informacion se i panehuri është shumë mirë i organizuar, arrin shumë mirë që t’i shmanget legjitimimit edhe arrestimit kështu që nga ana e betimit kemi pranu domethënë kërkesën tonë për kufizimin e ndarjes së apo shpërndarjes së këtij informacioni në publik dhe bashkëpunimi ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm. Po ashtu përveç betimit për drejtësi unë dua të shfrytëzoj rastin të falenderoj edhe ata qytetarë të cilët pa asnjë dyshje, pa asnjë hezitim, në çdo kohë, gjatë kësaj periudhe kohore na kanë ofruar informacione për aq sa ata kanë pas njo dhe asnjëherë nuk janë shmangur kërkesave të organeve të policisë apo prokurorisë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ndonjëherë ndarja e një informacioni për nevoja mediale mund të jetë e nevojshme, e, mirëpo mund të paraqet edhe ndonjë rrezik shumë më të lartë.

“Kështu që një koordinim paraprak para  se të ndahej një informacion i tillë gjithmonë do të ishte i vlefshëm dhe i arsyeshëm për të vlerësuar cenimin apo rrezikshmërinë që do të përbënte ndarja e atij informacioni në atë kohë”, ka thënë Hoti.

“Unë për hir  të korrektësisë, sapo kemi përfunduar procesin e arrestimit të tij dhe sapo na janë krijuar kushtet për të vepruar kam dhënë informacionin përmes zyrës për komunikim me media edhe për Betimin për Drejtësi duke informuar se kemi arritur ta lokalizojmë dhe arrestojmë të kërkuarin Muhamed Gashi për të cilin betimi për drejtësi ka pasur informacion paraprak që ka dashur ta ndajë me ne në atë kohë”, ka përfunduar ai.

Në anën tjetër, Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten e 17 prillit,  ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit prej një muaj, ndaj të dyshuarve.

InfoShqip