E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Siguria ushqimore, Gjylameti: Duhet të kemi thertore me standarde europiane, asnjë produkt që rrezikon shëndetin nuk do dalë në treg

Screenshot 3 6 585x400

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot  prill një takim me operatorë të biznesit ushqimor.

Fjalën e para e mori drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Blerina Gjylameti. Ajo tha se thertoret duhet të jenë të standardeve evropiane.

“Duhet që të kemi thertore që kanë standarde evropiane. Kjo eliminon kontaminimin e ushqimeve. Sektori i qumështit po ashtu është një problem më vete. Do zbatojmë një strategji, duke mbështetur fermerët, me një qasje me standarde evropiane. Do të ngremë laboratorë dhe do të rrisim infrastrukturën për shpërndarjen e produkteve. Duam të ndërtojmë një sistem të matshëm dhe transparent. Siguria ushqimore është një standard, që nuk negociohet. Asnjë produkt që rrezikon shëndetin e qytetarëve nuk do të dalë në treg. Parandalimi do jetë shumë më i fortë sesa ndërhyrja pas faktit”, tha Gjylameti.

InfoShqip